Rawmaterialsalbania

   THIRRJE PËR APLIKIM PËR EKSPERTË NË QENDRËN RAJONALE TË INOVACIONIT TË INSTITUTIT EVROPIAN TË TEKNOLOGJISË DHE INOVACIONIT PËR LËNDËT E PARA (EIT RAWMATERIALS REGIONAL INOVATION CENTER)

Pozicioni: 1 (një) Ekspert në inovacion dhe sipërmarrje

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike, në fushën e shkencave inxhinierike dhe shkencave të natyrës.
  • Të kete pervoje pune me shumë se 5 vitet e fundit, në fusha që kanë lidhje me inovacionin, teknologjinë dhe kërkimin shkencor;
  • Titujt shkencor dhe grada shkencore përbëjnë avantazh;
  • Të njohe shumë mire gjuhën angleze dhe te jetë në gjëndje të shkruajë projekte dhe bëjë raportime në këtë gjuhë;
  • Të ketë eksperinencë në implementimin e projekteve ndërkombëtare dhe kombëtare që lidhen me fushën;
  • të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
  • ndaj tij/saj të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi;
  • të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës.

Kandidatët duhet të depozitojnë dokumentacionin si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për pozicionin që aplikon;
  2. Fotokopje të dokumentit të identifikimit;
  3. Jetëshkrim (CV);
  4. Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe listës së notave, si dhe trajnimeve apo kualifikimeve që zotëron,
  5. Fotokopje të librezës së punës;
  6. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti);
  7. Çdo dokument që provon aftësitë profesionale dhe organizative.

Kandidatët e interesuar të depozitojnë dokumentacionin e aplikimit në adresën postare: Qendra Rajonale e Inovacionit per Lëndët e para Minerare, Adresa: Universiteti Aleksandër Xhuvani, Elbasan ose email info@rawmaterialsalbania.a; nga data 14.06.2024-26.06.2024.

Komunikimi me kandidatët do të bëhet nëpërmjet adresave personale/

Translate »